Tiranë, 21 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 21 tetor 2011.
Gazeta "Panorama" hapet me argumentin kryesor të ditës: “Qeveria trefishon tarifat e Hipotekës”, i cili flet për vendimin e marrë dje nga Këshilli i Ministrave. Disa tituj të tjerë janë; “Edi Rama: nuk synoj të rrëzoi Saliun me editoriale”, “Biografia e plotë e Enver Hoxhës, zbardhet ditari në librin e Blendi Fevziut”
E përditshmja "Shekulli" hapet me argumentin kryesor: " Telefonata e përgjuar e Ilir Metës në Romë”, i cili pasqyron përgjimet e gazetarit italian. Në faqen e parë veçojmë edhe titujt: "Fundi i diktatorit Gedafi,lutet për mëshirë, torturohet dhe ekzekutohet mes turmës”, “Rrëfimi i kapitenit turk të mbijetuar”.
"Gazeta Shqiptare" hapet me titullin: "Biseda pas mesnate. Përplasja në det e anijes”, i cili flet për incidentin e ndodhur dje në Adriatik. Argumente të tjerë: "Ish-deputeti i PD, plani me arratisjen e vëllait të Jozefinës më vitin 1988".
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor për numrin e sotëm; “Tjetër përgjim për Ilir Metën”. Disa tituj të tjerë janë; “Katastrofa detare, shpëtohen dy nga dhjetë marinarë”, “Berisha sulmon Topin për kthimin e ligjit të plehrave”, “Vartësit marrin grada, shefat ngelin në klasë”, “Vritet diktatori libian Gadafi, fotot tronditin botën”.
Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin: "Hipoteka e pallateve në ndërtim, procedura e plotë”, i cili flet për mënyrë sesi do të jepet hipotekat për apartamentet. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Berisha: Aleanca e plehut nuk do ligje, ndotësit do të ndëshkohen”, “Doing Busnes 2012”, Shqipëria Progres në investime dhe kreditim”.
Gazeta "Mapo " hapet me titullin: “Rama replikën me Rexhep Qosen: S’kam qëllim të rrëzojë Saliun me editoriale”, i cili pasqyron komentin e radhës të Edi Ramës në faqen e tij të internetit. Disa tituj të tjerë janë; “Blendi Fevziu: Enver vdiq me dyshime, njëlloj si Stalini”, “Kapiteni i mbijetuar: Trageti na goditi në mes, tmerri në bord pas përplasjes”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA