English

Rinisin kërkimet për 8 të humburit në det

Durrës, 21 tetor, NOA – Kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet e grupeve të shpëtimit për 8 anëtarët e ekuipazhit të anijes turke “Reina 1”, që rezultojnë të zhdukur pas përplasjes me tragetin “Ankara” dy ditë më parë. Ekipeve nga Shqipëria pritet që sot tu bashkohet dhe një anije turke e specializuar për specializuar për kërkime të tilla në det. Tetë marinarët turq dyshohet të jenë mbytur pas përplasjes së anijes së tyre “Reina 1” me tragetin “Ankara”, të mërkurën rreth orës 23:00. Si pasojë e përplasjes anija “Reina 1”, u fundos brenda pak minutash. Në bordin e saj ndodheshin 10 persona, nga të cilët vetëm dy arritën të mbijetojnë; Ahmet Bau 37 vjeç dhe Ahmet Setik, 54 vjeç, të dy nga Stambolli. a.k/NOA

KOMENTE