English

Shfrytëzimi i fëmijëve, Ksera: Vendorët të kujdesen

Tiranë, 21 tetor 2011, NOA - Promovimi dhe garantimi i të drejtave të fëmijëve për mbrojtje dhe kujdes social përbën prioritet të politikave sociale të ndërmarra dhe të realizuara gjatë kësaj periudhe nga Qeveria, duke shtuar detyrimet dhe përgjegjësitë për të gjitha strukturat qendrore dhe vendore, deklaroi Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, në takimin e zhvilluar sot mes përfaqësuesve të njësive vendore, shoqërisë civile, agjensive ndërkombëtare, Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Shërbimit Social Shtetëror dhe Ministrisë së Punës. “Ngritja e Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, institucion përgjegjës në nivel qendror që monitoron respektimin e Ligjit për të drejtave të fëmijëve, do te rrisë rolin e strukturave vendore për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi, mosgëzimi i të drejtave. Procesi i decentralizmit të kompetencave i ka dhënë një rol shumë të rëndësishëm qeverisjes vendore në institucionalizimin dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”, theksoi Ksera, duke e vënë theksin në rëndësinë e koordimit të punës mes Agjensisë dhe njësive vendore. Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, u ndal tek rëndësia e njohjes dhe garantimit të të gjitha të drejtave të fëmijëve të njohura ndërkombtarisht, duke theksuar se asnjë e drejtë nuk është e veçuar nga të tjerat, por ato qëndrojnë të lidhura aq sa cënimi i njërës prej tyre, çon në mosgëzimin e një të drejte tjetër. Z.Palm përgëzoi institucionet për vëmendjen që po i kushtojnë vitet e fundit të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre. a.q/NOA

KOMENTE