Uashington, 21 tetor 2011, NOA - Në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Përhershëm të Organizatës së Shteteve Amerikanë (OAS), në Uashington, shtetet anëtarë votuan në unanimitet për dhënien e statusit të vëzhguesit të përhershëm Republikës së Shqipërisë. Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), është një organizatë ndërkombëtare, Sekretariati i së cilës ndodhet në Uashington. Në të aderojnë të gjithë shtetet e Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Amerikës Latine, si anëtarë me të drejta të plota. Ndërkohë, statusin e vëzhguesit të përhershëm e kanë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si dhe vende të tjera të rëndësishme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Ministria e jashtme në një njoftim për shtyp thekson se, Shqipëria, vlerëson se angazhimi i saj në OAS, do të rrisë efektivitetin dhe vizibilitetin e aksionit dhe angazhimit të saj diplomatik për të kontribuar në çështje të rëndësishme me interes të OAS, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me vendet anëtare për çështje me interes të ndërsjelltë. “Nga ana tjetër, Republika e Shqipërisë është e bindur se duke u bërë pjesë e Organizatës së Shteteve Amerikanë (OAS), do të promovojë rolin e organizatës konform statutit të saj, në interes të dialogut politik mes palëve, forcimit dhe ruajtjes së paqes, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe shtetit ligjor, bashkëpunimit ekonomik e social, promovimit të demokracisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, zgjidhjen paqësore të konflikteve mes palëve, etj”, përfundon deklarata e MPJ. a.q/NOA
Shqipëria merr statusin e vëzhguesit të përhershëm në OAS
-
Enco Grimaldi13:45 - 21 Tetor 2011Me gezon shume ky fakt.Pa u bere shume mistrec,por shyqyr qe nuk pyeten te majtet tane,se me siguri ,sipas tyre nuk e meritonim.Uroj qe te behet nxitje per tu zbtuur dhe per tu perpjeruk per te ecur me shume.