English

Vrasja e Geddafit, Amnesty: Krim lufte

Londër, 21 tetor 2011, NOA- Amnesty International u ka kërkuar sot autoriteteve libiane që të hetojnë lidhur me rrethanat e vdekjes së Muammar Geddafit duke nënvizuar se nëse ai është vrarë pas kapjes, vrasja e tij përbën krim lufte. “Nëse kolonel Geddafi është vrarë pasi është kapur kjo përbën një krim lufte dhe përgjegjësit duhet të përgjigjen para drejtësisë”, u shpreh Claudio Cordone, drejtor i përgjithshëm i Amnesty International me qendër në Londër. a.y/NOA

KOMENTE
  • Elis09:01 - 22 Tetor 2011
    turp per popullin.sepse nuk ishte puna te shkoje deri ne vrasje te dal para gjykates sepse duke pare parasysh ka ndenje afersisht 50 vjet ne pushtet dhe jo te vritet ne menyre skandaloze para gjith botes,turp per popullin dhe gjith vendet qe kane lejuar te shkoje deri ketu