Tiranë, 22 tetor 2011, NOA – Një ditë pas përfundimit të afatit zyrtar të Censusit, Aleanca Kuq e Zi deklaroi se procesi dështoi turpshëm në përpjekjen për helenizimin e Shqipërisë. AK dëshmon se Censusi i popullsisë ishte një përpjekje për sllavizimin e Shqipërisë së veriut dhe helenizimin e Shqipërisë së jugut. “Mbi 65% e popullsisë e refuzuan regjistrimin e kërkuar nga Athina dhe mbi 25% të popullsisë nuk u trokiti askush në derë për t’i regjistruar pasi: Procesi i Censusit ishte i manipuluar dhe plotësohej nga vetë intervistuesit në mijëra raste pa trokitur në dyert e njerëzve”, deklaron Aleanca Kuq e Zi. Ndër faktet që e dëshmojnë dështimin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave janë të tilla si: “një banor e plotësonte për gjithë pallatin ose dyqani i lagjes për gjithë banorët; formularët pothuajse nuk shpërndaheshin por në të shumtën e rasteve plotësoheshin blloqe dhe të dhënat ndryshoheshin në zyrat e ministrit të Inovacionit Genc Pollo; rezultati i Censusit është i paracaktuar në tavolinë dhe synon të na nxjerrë këtë rradhë vendin më të pasur në Europë edhe përpara Gjermanisë; Censusi i Shqipërisë përjashtoi të gjithë emigrantët nga procesi i regjistrimit”, thuhet në deklaratën për shtyp të AK-së. Në vijim Aleanca Kuq e Zi e deklaroi se regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni si një proces tërësisht të dështuar dhe në dëm të interesave të shqiptarëve në rajon. Gjithashtu sipas AK-së Censusi ishte një përpjekje për uljen artificiale dhe fshehjen e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve në Ballkan si dhe për mospërfshirjen e regjistrimit të pronave të shqiptarëve jashtë kufijve zyrtarë të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës. Aleanca Kuq e Zi e konsideron procesin e regjistrimit të popullsisë antikombëtar, antikushtetues dhe në kundërshtim me standardet evropiane. Aleanca Kuq e Zi fajëson qeverinë shqiptare, mazhorancën parlamentare që e votoi, opozitën shqiptare që e bojkoti, dhe çdo parti që e abstenoi për dështimin e këtij procesi. “E gjithë klasa politike shqiptare, përfshirë këtu PD-në dhe PS-në morën njollë në historinë e tyre politike duke iu nënshtruar presionit të Athinës zyrtare”, nënvizon AK. Në këto kushte ajo ka marrë përsipër hartimin e një platforme për realizimin në të ardhmen të Censusit të popullsisë e banesave dhe pronave me lajtmotiv nxjerrjen e të dhënave të sakta dhe të besueshme të numrit real të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Ballkan por edhe në emigracion. Gjithashtu kjo nismë ka për qëllim edhe inventarizimin nëpërmjet regjistrimit, të pasurive të paluajtshme të shqiptarëve në trojet e veta. “Ky proces do të vijë me realizimin e disa tryezave konsultative mes ekspertëve dhe akademikëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe më gjerë. mit/NOA
AK: Censusi dështoi në helenizimin e Shqipërisë
-
ylli22:03 - 22 Tetor 2011o pjesetare te aleances kuq e zi. keto qe thoni ju.dhe kane thene e po thone per dite jan aq te verteta sa skane nevoje per komente. por shihe pak rrjellen e turpshme te shqiperise qe heret ne histori, tradheti,sabotime,mashtrime