English

Anzhi mendon për Lippin

Moskë, 22 tetor NOA - Marcello Lippi është shumë pranë pankinës së Anzhi Machkalala. Ish-tekniku i Italisë është tërhequr shumë nga oferta e Kerimov (rreth 3.5 milionë euro deri në maj të 2013) dhe shumë shpejt do të japë përgjigjen e tij, madje në orët në vazhdim. Së bashku me të, në Rusi, mund të shkojë dhe mbrojtësi Marco Materazzi, që varet shumë nga zgjedhja që do të bëjë Marcello. Për momentin skuadra e Daghestan po drejtohet nga Roberto Carlos, i cili është në rolin e trajner-lojtarit. r.b/NOA

KOMENTE