English

Bashkimi Evropian anulon samitin me Kinën

Libi, 22 tetor, NOA - Këshilli Tranzitor Kombëtar në Libi ka shtyrë për të dielën ceremoninë në të cilen do të shpallet zyrtarisht çlirimi i vendit nga regjimi i Gaddafit. Më parë përfaqësues të qeverisë kalimtare kishin njoftuar se shefi i Këshillit, Mustafa Abdel Xhalil do të shpallë këtë të shtunë në Bengasi fundin e diktaturës së Gaddafit. Në qytetin në lindje të Libisë pata tetë muajsh ishte filluar kryengritja kundër Gaddafit. Autoritetet nuk kanë përmendur ndonjë arsye për shtyerjen e ceremonisë. Sipas fjalëve të kryeministrit në detyrë, Mahmud Xhibril, brenda një muaji do të krijohet një qeveri e re, e cila do të thërrasë një asamble kushtetuese dhe zgjedhje të lira.

KOMENTE