Londër, 22 tetor NOA - Nuk ka asnjë lidhje mes përdorimit të telefonit dhe rrezikut për tumorin në tru. Është një rezultat, i cili bëhet i ditur nga një studim që ka përfshirë 358.403 persona të cilët janë përdorues të celularit, shëndeti i të cilëve është monitoruar për rreth 18 vite. Hulumtimi është publikuar në British Medical Journal. Rezultati bie në kundërshtim me ato të dhëna që janë prezantuar muajt e kaluar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, ku sipas tyre valët radioaktive që dërgohen nëpërmjet celularit janë kancerogjene. r.b/NOA