English

Dyshime për vrasjen e Gedafit dhe djalit të tij

Libi, 22 tetor, NOA - Gadafi u vra të enjten, por në video duket i gjallë edhe pasi forcat e Këshillit të Libisë e kanë zënë atë, në këtë kontekst janë ngritur pyetje nëse ai është ekzekutuar apo jo. Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, shefja për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj, dhe grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International, kanë kërkuar një hetim rreth vdekjes së Gadafit. Departamenti amerikan i shtetit ka kërkuar nga Këshilli Kombtar Tranzitor, të ofrojë llogari transparente rreth shkakut dhe rrethanave të vdekjes së Gadafit. Zyrtarë të Këshillit kanë thënë më parë se Gadafi u plagos për vdekje në përleshjen me armë në mes forcave të Këshillit dhe besnikëve të tij, dhe nuk u vra me qëllim nga focat e Këshillit. Këshilli Kombtar Tranzitor pritet që të shpall lirimin e Libisë nga regjimi i Gadafit, të dielën. Dyshime ka dhe për vrasjen e djalit të Gedafit, Mutasim. Në një video të hedhur dje në Youtube, duket se djali i Gedafit është ekzekutuar me gjakftohtësi. Madje, rebelët i kanë plotësuar dhe dëshirën e fundit. Atij i është dhënë një cigare dhe ujë. Në këto momente në video ai duket se nuk ka plagë serioze. Ndërsa më pas shfaqet i shtrirë në të njëjtën dhomë dhe është qëlluar në grykë. Agonia e djalit të Gedafit është filmuar që nga momenti i gjuajtjes me armë dhe derisa ka vdekur. Kjo video është cilësuar si dëshmi e ekzekutimit të tij. a.k/NOA

KOMENTE