Algjeri, 22 tetor, NOA – Gruaja e ish-diktatorit libian, Muammar Gedafi, i cili u vra dy ditë më parë, ka deklaruar në një televizion arab se vrasja e burrit të saj ishte e padrejtë, pasi ai u kap rob. Në deklaratën e shkurtër që ka dhënë, Safia Gedafi, ka shtuar se ishte krenare që burri i saj dhe djemtë u vranë për Libinë dhe mbrojtjen e saj. Ndërkohë që vajza e tij, Aisha, ka thënë se ditën që është vrarë e ka marrë në telefon Gedafin, por nga ana tjetër i janë përgjigjur rebelët. a.k/NOA Në Foto: Safia Gedafi
Flet gruaja e kolonelit: Jam krenare për Gedafin dhe djemtë
-
Fadil Hasmujaj10:58 - 22 Tetor 2011Nje vrasje barbare,qe tronditi boten,e papranueshme ne kete fillimshekulli.A duhet luftuar krimi me nje tjeter krim?Ndersa u kap i gjalle,duhej gjykuar e denuar sipas ligjeve te vendit te tij,edhe me vdekje,por keshtu jo.Ka qendruar 42 vjet ne krye te nje shteti jo pak te njohur,e te zvarritej dhe pastaj te vritej si nje kafshe,kjo eshte jashte çdo arsyeje njerezore.Vertet ai ka bere shume krime,por keto duhej t'i faktoheshin ne nje gjyq te hapur e pastaj t,i jepej denimi i merituar.