Brazil, 22 tetor, NOA – Një foto e bërë në Brazil tregon një krijesë të çuditshme që nuk ka asnjë të ngjashme me krijesat që njihen deri më sot. Foto janë bërë në zonën e Amazonës dhe sipas ekspertëve, ato janë të vërteta. Eksperti i dukurive paranormale, Majkëll Kohen, thotë se nuk ka dyshime që kemi të bëjmë me shfaqen e alienëve. Ndërkohë që ekspertë të videove dhe fotove janë duke analizuar mundësinë e një truku me imazhet. Videoja dhe fotot janë bërë nga dy turistë anglezë gjatë pushimeve në Brazil këtë verë. Kamera ka qenë duke filmuar disa fëmijë, ndërsa në sfond të duket krijesa e çuditshme dhe më tej disa drita. Një tjetër argument është se në këtë zonë është regjistruar dhe më parë prezencë e madhe e UFO-ve. a.k/NOA
Në Foto: Pamje nga filmimi i bërë nga dy turistët në Brazil