Elbasan, 22 tetor, NOA – Policia e Elbasanit ka identifikuar autorët e plagosjes së 23-vjeçares, Gersa Thomai ditën e djeshme. Autorët e krimit janë 38-vjeçari me iniciale G.S që mendohet të ketë qenë dhe personi që ka qëlluar mbi të dhe 29-vjeçari me iniciale N.D, të dy banuese në lagjen “Vriserion Xhuvani” në Elbasan. 23-vjeçarja u plagos dje në mbrëmje në qytetin e Elbasanit, pranë konviktit të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", ndërsa ishte duke punuar si kamariere në një lokal afër universitetit. Thomai është qëlluar në qafë. Pas plagosjes ajo ëshët shtruar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. a.k/NOA