English

Iraku mirëpret largimin e trupave amerikane

Irak, 22 tetor, NOA - Qeveria irakiane ka mirëpritur njoftimin e presidentit amerikan, Barak Obama, që rreth 40,000 trupa amerikane sa janë në Irak, do të tërhiqen deri në fund të vitit. Një deklaratë e zyrës së kryeministrit, Nuri al-Maliki, tha se një tërheqje e plotë e amerikanëve do të lejonte të dyja vendet të fillojnë një marrëdhënie të re strategjike, e cila është në interes reciprok. Shefi i stafit të ushtrisë së Irakut, Babakar Zebari, citohet të ketë thënë se ai dëshiron që disa trupa të Shteteve të Bashkuara dhe të KFOR-it të qëndrojnë edhe pas vitit 2011, për të trajnuar ushtarët irakian. Obama, ka bërë këtë njoftim të premten, si duket pas bisedimeve me Irakun rreth shtyrjes së afatit të tërheqjes së trupave amerikane. NOA/RFE

KOMENTE