English

KFOR strategji tërheqjeje nga barrikadat

Mitrovicë, 22 tetor, NOA - Trupat e KFOR-it mbrëmë pas tentimit për të hequr barrikadat, në një moment janë tërhequr në të gjitha zonat në veriun e Kosovës. Kjo është vlerësuar nga mediat serbe si një demonstrim strategjie nga ana e trupave ndërkombëtare. Në teren situata ka vazhduar e njëjtë, ku pranë barrikadave që lidhin dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak kanë vijuar të qëndrojnë serbët. Trupat e KFOR-it edhe pse ishin afruar pranë barrikadave në fshatin Zupç, Rudarë dhe Jagenicë, ata për një moment nuk kanë ndërmarrë aksion, por janë tërhequr. Gjatë ditës së sotme priten lëvizje të reja në terren dhe se zhvillimi i negociatave midis komandantit të KFOR-ti, Drevs dhe krerëve të komunave serbe në veriun e Kosovës. Por, nga ana e KFOR-it akoma nuk kanë konfirmuar se do të mbahet një takim i tillë, ku komandanti Drevs vetëm është pjesëmarrës, ndërsa organizator i takimit është UNMIK. NOA/INA

KOMENTE