Tiranë, 22 Tetor 2011 NOA – Ata politikanë brenda Partisë Socialiste që prej disa muajsh nuk po reshtin kritikat ndaj kryetarit Edi Rama dhe vijës politike që po ndiqet nga forca më e madhe e opozitës aktuale, janë njerëz që abuzojnë me lirinë e fjalës. Këtë vlerësim ka dhënë sot Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste në një prononcim para pak minutash, pasi siç shihet në foto, paradite kishte votuar edhe ai. “Teksa PS voton demokratikisht Kongresin, një fjalë për ata që thonë nuk ka liri në PS: Kush nuk di ç‘të bëjë me lirinë, ankohet nga mungesa e saj”, - thotë z.Rama, pak pasi kishte votuar edhe ai për delegatët e kongresit socialist që pritet të mblidhet më 5 nëntor. Më herët sot dhe gjatë ditës së djeshme, janë hedhur shumë akuza nga degë të PS në rrethe se zgjedhjet për delegatët e kongresit po bëhen në mënyrë manipulative me qëllim përzgjedhjen e përkrahësve të Edi Ramës dhe mënjanimin e atyre që nihen si emrat ë “Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS”, si Kastriot Islami, Arben Malaj, Marko Bello, Andis Harasani, etj. e.t/NOA
PS zgjedh sot delegatët
Votimi për delegatët, Gjonçaj: Interes në rritje
Zgjedhja e delegatëve, Rama: Po promovojmë barazinë gjinore
Malaj: Partitë në krizë, funksionojnë si parti të kryetarëve
Njerëzit e drejtuesve të PS "sherr" në takimin e Malaj në Kombinat