Shkup, 22 tetor, NOA - Kriza në Greqi do të ketë efekte edhe në ekonominë e Maqedonisë, vlerësojnë analistët ekonomik në Shkup. Rreziku do të përfshijë investimet greke në Maqedoni, importin dhe eksportin si dhe pasimin e prodhimeve të Maqedonisë në tregjet ndërkombëtare që realizohen përmes portit të Selanikut. Mirçe Çekrexhi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë vlerëson se megjithatë vendi do të preket nga kriza greke. “Pritet që të mos ketë investime greke gjatë periudhës së ardhshme, ndërsa rreziku më i madh do të jetë rreziku i zvogëlimi i kërkesës nga pala greke të prodhimeve të Maqedonisë, bllokadat që rëndojnë lëvizjen e mallrave dhe problemet e tjera që janë të përditshme nga kriza në Greqi”, theksoi Çekrexhi. Analisti ekonomik, Visar Ademi theksoi se kriza greke mund të tejkalohej sidomos për lëvizjen e lirë të mallrave, në rast se me kohë të krijoheshin kushtet për aktivizimin e korridorit 8, Burgas – Durrës dhe kjo do evitonte efektet e krizës greke. NOA/RFE