English

Mubarak shpërthen në lot për vdekjen e Geddafit

Kajro, 22 tetor 2011, NOA- Kur ka parë fotografinë e Geddafit të pajetë dhe me trup të masakruar nga sulmet e rebelëve, Hosni Mubarak shpërtheu në lot dhe pati një reagim histerik. Iu desh ndërhyrja e mjekëve të spitalit Ushtarak në Kajro aty ku dhe është shtruar për ta qetësuar. Ndërkaq ndaj tij janë rritur masat e sigurisë duke evituar që edhe në Kajro dikush të tentojë të vrasë ish-Presidentin e Egjiptit. Burime nga ky spital kanë rrëfyer reagimin e Mubarak, i rrëzuar nga pushteti shkurtin e kaluar pas një vrulli revoltash që përfshinë vendin. Ish- Presidenti ndodhet në kryeqytetin egjiptian për të marrë pjesë në procesin ku ai është i pandehur se ka urdhëruar, sipas akuzës të qëllohet kundër manifestuesve në sheshin Tahrir. Ndërkaq theksohet se Mubarak është i ruajtur nga forca të shumta ushtarake, në mënyrë që të frenohet që ndonjë egjiptian i frymëzuar nga aktet libiane dhe ti japin fund jetës së ish “Faraonit” të Egjiptit. a.y/NOA

Në foto: Muammar Geddafi dhe Hosni Mubarak

KOMENTE
  • Ferdinand Lacuku13:26 - 22 Tetor 2011
    e po le te caj se do pushoj noi here. SHKODRANI