Libi, 22 tetor, NOA -Nato pritet që deri më 31 tetor t'i japë fund misionit të saj ushtarak ën Libi. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike Anders Fogh Rasmussen njoftoi në Bruksel se ky vendim i Këshillit të Natos është i përkohshëm, vendimi përfundimtar do të mirret javën e ardhshme. Deri atëherë do të vlerësohen zhvillimet e mëtejshme në vend. Ai është shumë krenar me atë që ka arritur aleanca në Libi, tha Rasmussen. "Më në fund Libia mund të mbyllë këtë kapitull të gjatë të errët në historinë e saj dhe të hapë një faqe të re. NATO dhe partnerët e saj kanë realizuar me sukses mandatin e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur popullin e Libisë. Ne do të përfundojmë misionin tonë në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe Këshillin Tranzitor Kombëtar, dhe ai moment po afrohet shumë shpejt." Ky është një moment shumë i rëndësishëm në historinë e Natos, theksoi Rassmusen. Që nga marsi i këtij viti Nato ka kryer kundër institucioneve ushtarake të regjimit të Gadddafit rreth 9600 fluturime luftarake. NOA/DV