Tiranë, 22 tetor, NOA - Sipas MeteoAlb edhe nesër vendi ynë ka qenë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Vranësirat dhe shirat kanë dominuar gjatë gjithë ditës, por më problematike situata është paraqitur në veri dhe veriperendim të vendin, ku shirat kanë rënë me intensitet të lartë, herë pas here në formë rrebeshi. Edhe pjesa e dyte e ditës do të vijoi me vranësira dhe shira intensivë në të gjithë zonën bregdetare si edhe në veriperëndim të territorit, ndërsa pjesa tjetër ka patur sasi më të pakta të reshjeve. Në zonat malore ka patur reshje të pakta dëbore. Në kushte të vranësirave dhe shirave do të mbetemi edhe gjatë natës. Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit kane pësuar 2 gradë rënie në të dy vlerat ekstremale. Era ka fryrë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 37 km/h dhe drejtim jugor - jugpernedimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë 3 ballë. Europa Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjine oqeanike janë vendosur në të gjithë Evropën veriore duke u shtirë deri në ishujt britanikë dhe për pasojë në këto rajone ka dominuar moti i paqëndrueshëm. Konkretisht në Norvegji, Suedi dhe Finlandë ka patur vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore. Problematike situata është paraqitur në ishujt britanikë për shkak të reshjeve me intensitet të lartë dhe stuhive të forta të erës. Përsa i përket Mesdheut dhe gadishullit të Ballkanit qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike kane bërë që në këto vende të dominojnë vranësirat dhe shirat, por intensiteti i reshjeve ka qenë i dobët. Ndërsa Europa Jugore, si edhe një pjesë e Europës qendrore janë dominuar nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë. a.k/NOA