English

Pasqyra e shtypit, 22 tetor 2011

Tiranë, 22 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 22 tetor 2011.

Gazeta "Panorama" hapet me argumentin kryesor të ditës: "Grabitet argjendaria, plumba kokës pronarit”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; "Skandali i Rozana Radit, zbulohen fotot me Seldin dhe Sinan Hoxhën”, “Kreu i PS në Vlorë bashkohet me LSI: Ika prej Edi Ramës”.

E përditshmja "Shekulli" hapet me argumentin kryesor: “Shpëtuesi i digave i kërkon HEC Berishës”, i cili flet për përgjimin e telefonatave të gazetarit Valter Lavita në Itali Në faqen e parë veçojmë edhe titujt: "Prag skandali me laptopin e Dritan Priftit”, “Vritet me kamera ndezur argjendari”.

"Gazeta Shqiptare" hapet me titullin: "Incidenti me Malajn, PS prish takimin në kombinat”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur në takimin e deputetit Arben Malaj. Argumente të tjerë: "Djali i Fatos Nanos, martesë me ish-studenten e anglishtes”, “Do ta res gjuhën Balla depoziton padi në prokurori”. Gazeta "Shqip" ka si argument kryesor për numrin e sotëm; "Shtyhet censusi, shkelet afati zyrtar”, i cili flet për shtyrjen e procesit të regjistrimit”. Disa tituj të tjerë janë; "Grabitësi, plumb kokës se pronari i hoqi maskën”, “Kërcënohet Balla pas seacës me ministrin”, “Kievi, mirësevini në kryeqytetin evropian të kurvave”.

Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin: "Hipoteka e pallateve në ndërtim, procedura e plotë", i cili flet për mënyrë sesi do të jepet hipotekat për apartamentet. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; "Berisha: Aleanca e plehut nuk do ligje, ndotësit do të ndëshkohen", "Doing Busnes 2012", Shqipëria Progres në investime dhe kreditim".

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE