Tiranë, 22 tetor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë, ku u vra gjatë një grabitje pronari i një argjendarie. Kryesocialisti Rama ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Twitter, duke akuzuar qeverinë për mos marrjen të masave. “Grabitje me vjedhje në argjendari? E pa ndodhur në Shqipëri ku krimi po bën kërdinë teksa qeveria s’ka nge, se ka kërdinë e saj për të bërë!"- shkruan Rama në faqen e tij zyrtare të internetit. Pasditen e djeshme në rrugën “Ferdit Xhajko” në Tiranë u vra Rrapo Sinanaj, 61-vjeç pronar i një argjendarie. a.k/NOA