English

Reagon Omonia: Censusi i manipuluar

Sarandë, 22 tetor 2011, NOA- Organizata politike Omonia me rastin e përfundimit të regjistrimit të popullsisë i njohur ndryshe si Censusi në Shqipëri, denoncoi këtë proces duke thënë se ai është i manipuluar. Sipas organizatës Omonia denoncohet manipulimi i këtij procesi në zonat ku banon komuniteti grek, si në zonën e Sarandës, Himarës, Gjirokastrës, Dropullit, Korçës, Nartës etj,. Në këtë qëndrim thuhet se censusi 2011 është plotësisht i ekspozuar dhe i manipuluar.

Ndër shqetësimet e pikasura gjatë këtij procesi Omonia veçon: - Anketuesit vazhdimisht paraqiteshin pa formularët përkatës por me një fletore. - Shënimet i kryenin me laps dhe më pas formularët plotësoheshin në zyra. - Persona që s’kishin asnjë lidhje me procesin bënin prezencë në proces. - Shpesh deklarimet bëheshin publike duke mos ruajtur konfidencialitetin e të dhënave. Në këtë linjë organizata politike Omonia si përfaqësuese e Minoritetit Etnik Grek shprehet se është e vendosur të mbrojë Komunitetin Etnik Helen nga procedurat që ndërmerren dhe që kanë si qëllim tkurrjen e tij nëpërmjet një procesi të fabrikuar. Kjo organizatë paralajmëron se do të përshkallëzojë qëndrimin e saj dhe do të studiojë mundësinë për realizimin e regjistrimit të komunitetit Helen në Shqipëri. a.y/NOA

KOMENTE