Londër, 22 tetor NOA - Ditët e fundit është folur shumë për transferimin e Marouane Chamakh tek skuadra e Romës. Kryeqytetasit janë në kërkim të një sulmuesi dhe marokeni i Arsenalit nuk po gjen shumë hapësirë në formacion, ku për këtë arsye ka pasur një afrimitet nga të dyja palët. Sipas Pierre Frelot, agjent i sulmuesit, ekskluzivisht për Calciomercato.it, diçka e tillë është për tu përgënjeshtruar: “Ajo e Marouane tek Roma është një lajm krejtësisht pa baza. Lojtari im do të qëndrojë tek Arsenal dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”, - është shprehur ai. r.b/NOA