English

Tentohet të grabitet filiali i postës në kryeqytet

Tiranë, 22 tetor 2011, NOA – Pas grabitjes së mbrëmshme e përmbyllur me një krim në kryeqytet një tjetër aksion grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Por, kjo e fundit ka mbetur në tentativë. Vetëm para pak minutash është tentuar të grabitet një filial poste pranë rrugës së Dibrës, pikërisht pranë Shkollës së Bashkuar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërkohë që mësohet se grabitësit janë larguar nga vendngjarja me rrëmbim. Ndërkohë mbrëmjen e të premtes ndodhi një tjetër grabitje në Tiranë, ku një argjendar pasi u grabit në dyqanin e tij edhe u ekzekutua me plumb në kokë nga grabitësit. Policia e Tiranës nuk ka arritur të kapë autorët e krimit, por ka shoqëruar 40 persona që dyshohen të kenë informacione mbi ngjarjen e rëndë. Mbrëmë, rreth orës 18.00 vetëm pak metra larg Stacionit të Trenit në rrugën “Ferit Xhajko”, u vra gjatë grabitjes argjendari 61-vjeçar Rrapo Sinanaj. mit/NOA

KOMENTE