English

Trupi i Geddafit nuk do i nënshtrohet autopsisë

Tripoli, 22 tetor 2011, NOA- Trupi i pajetë i Muammar Geddafit nuk do i nënshtrohet autopsisë. Ky fakt u deklarua nga Këshilli Ushtarak i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, zëdhënësi i të cilit Fathi Bachagha u shpreh kategorikisht: “Nuk do të ketë autopsi, as sot dhe as ndonjë ditë tjetër. Askush nuk do e hapë trupin e Geddafit”. Bachagha konfirmoi gjithashtu se gjatë ditës në Misurata është pritur komandanti Abdelhakim Belhaj, që të merrte pjesë në zhveshjen e Geddafit dhe të djalit të tij Mutassim, trupi i të cilit është ruajtur në kundërshtim me atë të të atit në një sallë frigoriferike. Presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi, Mustafa Abdel Jalil, nuk ka shkuar për të parë trupin e pajetë dhe sipas zëdhënësit thuhet se ai nuk do të shkojë. Ndërkaq që nga Bengazi vetë Abdel Jalil siguroi se vdekja e ish-liderit libian do të bëhet pjesë e një hetimi, por nuk përmendi autopsinë. a.y/NOA

KOMENTE