Tiranë, 22 tetor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka cilësuar zgjedhjet e sotme për delegatët e kongresit në selinë rozë si promovim i barazisë gjinore. Pasi ka votuar në njësinë numër 2 në Tiranë, ku është bërë për herë të parë anëtar i PS-së në vitin 2003, Rama tha për mediat se ky është një proces demokratik që do të shërbejë për konstituimin e kongresit. Ai u shpreh se sot nuk po votohet vetëm në Shqipëri, por edhe në degët e PS-së në emigracion. “Dua t’i përshëndes të gjitha anëtaret dhe anëtarët e PS në gjithë Shqipërinë, që sot, ashtu si dhe një pjesë në emigracion, po votojnë për konstitucionin e kongresi të ri të PS. Jam shumë i kënaqur nga të dhënat që kemi deri tani për pjesëmarrjen, ashtu si kundër jam shumë i kënaqur për konsolidimin e një tradite të promovimit t të barazisë gjinore në të gjitha forumet e PS”, tha Rama. a.k./NOA