English

Biografia, themeluesi i “Apple” luftonte kancerin me mjekësi popullore

SHBA, 23 tetor, NOA – Biografia e dalë se fundi për një prej themeluesve të Apple, Stiv Jobs, veç pjesës që flet për karrierën e tij ka dhe betejën e Jobs me sëmundjen e kancerit. Sipas biografis, Jobs pas përkeqësimit të sëmundjes nisi një dietë ekzotike me qëllim që të frenonte hapjen e metastazave. Gjatë pesë viteve të fundit ai nuk besonte më të ndërhyrjet kirurgjikale dhe u përkushtua në dietat ekzotike, lëngje frutash, akupunkturë, dhe bimë të ndryshme medicinale, pra kryesisht kurim që lidhej me mjekësinë popullore. Kjo gjë ka bërë që të afërmit të tij të shqetësohen për shendin. Por duket se ajo që ka shkaktuar më shumë probleme ka qenë fakti se një pjesë të kurave popullore, Jobs i merrte në internet, duke i kërkuar në faqet e ndryshme që jepnin sugjerime. Valter Isaacson, autori i biografisë thotë se lloji i tumorit të Jobs ishte ndër më të rrezikshmit. Sëmundja i kish dëmtuar indet. Sipas Isaacson, Jbos ishte një nga 20 personat në botë që në të gjithë ADN-në dhe genet e tij kishte qeliza tumori. a.k/NOA

KOMENTE