Prishtinë, 23 tetor, NOA - Negociatat e së shtunës mes kryetarëve të bashkive të katër komunave serbe, komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Drews dhe kryetarit të misionit të BE-së, EULEX, Xavier Bout de Marnhac nuk sollën ndonjë rezultat. Pas konsultimesh, që zgjatën rreth dy orë në Mitrovicë, të dyja palët bënë të ditur se nuk ka pasur asnjë afrim në qëndrime. Kryetarët e bashkive kërkuan që të futej si ndërmjetësues presidenti serb, Boris Tadiç. Kushti i serbëve është që të largohen doganierët dhe policët e qeverisë së Kosovës nga dy pikat kufitare të Jarinjës dhe Brnjakut. Qindra serbë penguan KFOR-in të shtunën në largimin e barrikadave serbe në Zupçë, Jagjenjicë dhe Rudare. NOA/DV