English

Bullgaria zgjedh sot presidentin e ri

Bullgari, 23 tetor, NOA - Në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian, Bullgari, zhvillohen sot zgjedhjet për presidentin e vendit. Për pasuesin e presidentit Georgi Parvanov, i cili nuk lejohet të kandidojë më pas dy mandatesh, konkurrojnë 18 kandidatë. Shanset më të mëdha duket se i ka ministri i Ndërtimit, Rossen Plevnelijev, nga partia qeverisëse, GERB, i ndjekur nga politikani opozitar, Ivailo Kalfin dhe kandidatja e pavarur Meglena Kunewa. Nuk pritet që kandidati kryesor të fitojë më shumë se 50% të votave që në raundin e parë, por në balotazh. Rreth shtatë milionë qytetarët me të drejtë vote votojnë përveç kësaj edhe për kryetarin e ri të bashkisë dhe këshillat e komunave. Zgjedhjet konsiderohen një test për qeverinë e kryeministrit Bojko Borissow. Gjatë fushatës zgjedhore pati akuza për manipulim dhe blerje votash. NOA/DV

KOMENTE