Tiranë, 23 tetor 2011, NOA – Një ditë pas përfundimit të votimit ku u zgjodhën 344 delegatët, të cilët do të marrin pjesë nga Kongresin e PS-së që do të zhvillohet më 5 nëntor, sekretari organizativ në PS Blendi Klosi ka deklaruar se zgjedhjet u karakterizuan nga liria dhe demokracia që mbizotëron brenda Partisë Socialiste. “57 mijë e 140 anëtare të Partisë Socialiste u shprehën me votën e tyre për zgjedhjen e kongresit. Shifrat e djeshme vlerësohen se 85 përqind e anëtarëve kanë marrë pjesë në votime pra është një shifër maksinale”, ka theksuar Klosi Klosi ka ironizuar edhe zërat kundër në PS të cilat theksojnë se brenda Partisë Socialiste nuk ka liri të fjalës. “Kjo është demokracia e PS-së. Nga 344 delegatët e saj mbi 40 përqind janë gra dhe vajza. Kush ankohet për mungesë lirie, nuk di çtë bëjë me lirinë”, tha Klosi. a.q/NOA