English

Ekzekutohet Alban Deliu në Itali, kampioni i Soft Air (FITOT)

Prato, Itali, 23 Tetor 2011 NOA/ Rid BulkuNjë i ri shqiptar, emigrant prej vitesh në Itali, të cilin e shihni në këto foto, mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme, informon korrespondenti i agjencisë NOA. Viktima, Alban Deliu, 27 vjeç, u gjet sot në orën 06.30 të mëngjesit, i pajetë në rrugën “Carlo Marx”, afër një kopshti të gjelbëruar në të këtë zonë, nga një banor i cili njoftoi policinë. Mjekësia Ligjore konkludoi se i ndjeri e kishte marrë goditjen fatale me plumb në qafë. Alban Deliu, ishte një djalë i pasionuar pas armëve dhe bënte pjesë në Shoqatën italiane të Soft Air. Ky është një sport argëtues me simulim armësh zjarri dhe në Itali ka popullaritet të gjerë. Ai bashkëjetonte me një vajzë italiane me të cilën kishte sjellë në jetë para dy vjetësh një fëmijë (i shihni në fotot). Por kohët e fundit raporti mes tyre ishte ndërprerë. Në Prato, Albani kishte afër vendbanimit edhe nënën e motrën e tij. Kjo e fundit tregon se mbrëmë deri në mesnatë, minutat e para të së dielës, Albani kishte darkuar tek ajo dhe më tej ishte kthyer për në shtëpi. Policia thotë se ka dyshime që vrasja të jetë rrjedhojë e një grindjeje para një jave mes Alban Deliut dhe disa personave të tjerë që nuk konfirmohet nëse ishin po ashtu shqiptarë. Kurse thotë se për momentin nuk e lidh vrasjen me qenien e tij pjesëtar i shoqatës së Soft Air ku disa herë ai ishte shpallur kampion në aktivitete të ndryshme. r.b/e.t/NOA

KOMENTE