Libi, 23 tetor, NOA – Vrasja e e ish-liderit të Libisës ëshë bërë një nga temat më të preferuara të medias ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale. Së fundi në “Youtube” është shfaqur një i ri që pretendon se është vrasësi i Gedafit. Sanad al-Sadek al-Ureibi, 22 vjeç, publikoi në internet një video në të cilin thotë se ai është personi që kapi Gadafin dhe e ka goditur me dy plumba në kokë. “I kam shkrepur dy plumba, por ai nuk ndërroi jetë menjëherë. Shkoi gjysmë ore kur ai dha shpirt”, deklaron al-Ureibi, i cili kishte braktisur brigadën e tij në Bengazi dhe i ishte bashkëngjitur forcave kryengritëse në Misrata, të cilët kishin ndërmarrë sulmin për rrethimin e Sirtës. Por, autoritetet e Qeverisë së përkohshme akoma mbajnë qëndrimin se Gadafi është goditur me një plumb gjatë shkëmbimit të zjarrit midis forcave përkrahëse të tij dhe forcave të kryengritësve. Al-Ureibi tregon në kamera tregojnë një unazë ari dhe xhaketë, për të cilën njerëzit pohojnë se i ka takuar Gadafit. Në unazë duket emri i shkruar i gruas së ish-diktatorit, Safije, si dhe viti i martesës së tyre 1970. Kryengritësi i ri theksoi se Gadafi u kap në një rrugë që ishte i shoqëruar me disa fëmijë dhe vajza. “Ai mbante një kapelë dhe ne e njohëm nga flokët dhe më pas kuptuam se ishte ai”, pohon al-Ureibi. Siç shpjegon ai më tej, Gadafin e ka neutralizuar duke i`a marrë pistoletën dhe e ka kapur më pas për duar. “E godita me shuplakë, dhe ai mu përgjigje se unë jam djalë i tij. Atëherë e kam kapur për flokë dhe e kam shtrirë për tokë”, theksoi kryengritësi i ri, i cili pohon më tej se kishte dëshiruar që Gadafin ta dërgonte në Bengazi. Sipas tij, në zënkën me bashkëluftëtarët e tij nga Misrata, të cilët kishin dëshiruar që Gadafi të mbetej tek ta, al-Ureibi i ka shkrepur dy plumba në kokë ish-diktatorit dhe më pas pistoleta e artë i është marrë nga dora dhe është larguar me forcë nga vendi i ngjarjes. NOA/INA Në foto: Sanad al-Sadek al-Ureibi