Tripoli, 23 tetor 2011, NOA - Kolonel Muamar Gedafi ka vdekur si pasojë e plagëve nga armët e zjarrit. Ky është rezultati i autopsisë së kryer mbi trupin e diktatorit libian. Një funksionar, i cili ka marrë pjesë në autopsinë e e ish diktatorit libian ka thënë se ekspertët kanë punuar gjithë natën, por ende nuk jepen detaje të autopsisë. Dyshimet mbi Gedafin janë nëse ai ka vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri apo ka qenë viktimë e një ekzekutimi të shumfishtë nga kryengritësit. Minutat e fundit të jetës së Gedafit u bënë të qarta sot nëpërmjet disa fotove ku tregohet momenti kur një pistoletë i vihet në kokë. Vetem një sekond më vonë, diktatorit nuk i dëgjohet më zëri. Skena tjetër tregon trupin e pajetë të tiranit të shtrirë në tokë. Sytë i ka të mbyllur dhe nuk merr me frymë. Pamjet dramatike mund të sqarojnë pak nga misteri i vdekjes së Gedafit, kur familjarët e tij kërkojnë hetim për mënyrën si vdiq . Imazhet, e publikuara sot në Daily Mail, përgënjeshtrojnë deklaratat e qeverisë së re të Libisë se ish diktatori u vra nga një e shtënë me armë rrugës për në spital. Pamjet tregojnë qartë për një ekzekutim të Gedafit të rrethuar nga rebelët. a.q/NOA
Fotoja – dëshmuese: Gedafi u godit në kokë
-
Xhek Peja15:55 - 24 Tetor 2011Menodoj qe kjo vrasje nuk eshte dashtur te behet nga ata "trima" eshte dashtur qe ligji te del dhe Gadafi te denohet per veprat qe ka bere e jo te masakrohet sepse zoti e ka fal e zoti eshte dashtu ti merr shpirtin se vetem ai denon dhe gjykon drejt. ligji eshte ne qdo shtet eshte dashtur te denohet sa e ka merituar e jo masaker te bejn tmerr. Po thon qe do te hudhin ne det diku sikur se Bin Ladenin a ma kriminel ka qen Milosheviqi apo kta dyt? sju kan len vorr si do qe te jenë njerz janë familje kan. Edhe nje here sa njeri ka vdekur ne ish jugosllavin e sa i ka myt terroristi Osama apo diktatori Sadam dhe Gadafi kjo jep nje pergjegje te qart mendoj do e shikojm pas nje viti Libin se ku do te jet me zhvillim e ku ka qenë sikurse Iraku. Mendoj qdo gje eshte dashtur me dialog paqe jo me dhunë. Milosheviqi ka vorr e ka vorros familja shteti e kta! Druaj qe eshte nje loje e dikujt qe luan me boten qysh don e bon ndaq luft ndaq paqe.
-
nje lexues23:58 - 23 Tetor 2011po per cfare demokracie flet ore ti po mos ja fut kot, a nuk e ka pare Gadafi perfundimin e Sadam Huseinit, e ka meritu ate vrasje ai, edhe le ta dine Diktaoret se vetem ne kete menyre perfundon pushteti diktatorial i tyre, tung
-
Happy Skip18:04 - 23 Tetor 2011i nderuar, e kam vetem nje pyetje per ty... po ti kishe ti 160 Bilion apo Miliard Euro ne posedim, ku do te ishe ti? Libi apo diku Never-Never-Land ? ;)
-
Lider Ddero16:46 - 23 Tetor 2011Nje gabim shum i madh esht ber me vrasjen dhe uljen e figures se liderit Libjan Muamar Gadaf . Mund te quhej nje hakmarrje e popullit perseri kemi te bejm me krim kush e beri gabimin tani kush duhet te denohet tani ,keta jan ata qe do te udheheqin vendin tani ? Me vjen shum keq por kto sjan veprime qe i perkasin demokracis se re por me keq se kaq .Cfae thot Amerika tani ,SHUM MIR HA KESHTU II PELQEN ASAJ TE BEHET .Ligji nuk u zbatua keto ishin veprime teroristesh ,po po e disa terroristeve dhe kacakeve te pa kenaqur nga regjimi .Ata jan vrases ligji i denon vrasesit kriminelet duhet te marin denimin e meritur si do te veprohet tani kemi te bejm me nje krim barbar .Ai fal demokracia kriminelet vrastar ?