Tepelenë, 23 tetor, NOA – Policia e Tepelenës ka bllokuar mbrëmjen e djeshme 5 kilogramë lëndë narkotike hashash dhe ka arrestuar një 17 vjeçar nga Tirana. Arrestimi ka ndodhur në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, 100 metra larg vendit të quajtur “Uji i ftohtë”. Personi i arrestuar është 17-vjeçari me inicialet Z.I. Sipas policisë lënda narkotike dyshohet të jetë blerë në fshatin Lazarat dhe po transportohej drejt kryeqytetit në bagazhin e një autobusi. 17-vjeçari udhëtonte si pasagjer në linjën e autobusit Gjirokastër-Tiranë. Policia ka nisur procedimin ligjor për 17 vjeçarin dhe ka nisur hetimet për personat ku u ble hashashi, si dhe destinacionin e tij.
a.k/NOA
Në foton e parë: Droga e sekuestruar Në foton e dytë: Valixhia në të cilën ishte futur droga