Tiranë, 23 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 23 tetor 2011.
Gazeta "Panorama" hapet me argumentin kryesor të ditës: “Zgjedhjet në PS, Rama kundër Malajt: S’di ç’të bëjë me lirinë”, i cili i referohet një reagimi që kreu i PS-së ka bërë dje në rrjetin social “Tëitter”. Disa tituj të tjerë janë; "Ditari i Enverit ’82: Vito Kapo më shprehu dyshime për vdekjen e Hysni Kapos”, “Abetare e njëjtë me Kosovën, gati konkursi”, “Flet gruaja e tregtarit të floririt: Im shoq e njohur vrasësin”. E përditshmja "Shekulli" hapet me argumentin kryesor: "Edi Rama rrëfehet në librin “Kurban”. Zbulohet sekreti i zhdukjes së kryesocialistit as zgjedhjeve”, i cili flet për angazhimet jo politike të kreu të PS. Disa tituj të tjerë janë; “Lavotola: Do bëjë bingo biblike në Shqipëri”, “Kujtim Sulçe: Pse u largova nga PS-ja e Vlorës”.
"Gazeta Shqiptare" hapet me titullin: "Zgjedhjet në PS. Pse nuk votoi Dritëroi. Pëllumbi: Procesi demokratik”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në PS. Argumente të tjerë: "Kozarë, si u shua një familje. E vërteta e vëllait vrasës”, “Çamët s’bashkëpunuan me gjermanët, foto dhe faktet e rralla”, “Grabitet në mes të ditës administratori i Chateatu Linza”.
Gazeta "Shqip" ka si argument kryesor për numrin e sotëm; "Lavitola: Në Shqipëri, goditje biblike”, i cili flet për përgjimet e drejtorit të gazetës “L’Avanti”. Disa tituj të tjerë janë; "Polici prangos viktimën në gjykatë në prag të vdekjes”, “Asnjë gjurmë nga tetë marinarët e mbytur”, “Rama: Ata që ankohen nuk dinë ç’të bëjnë me lirinë e tyre”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA