English

Tërmeti, Kosova solidarizohet me Turqinë

Prishtinë, 23 tetor 2011, NOA – Pas tërmetit të fuqishëm prej mëse 6.6 ballë të shkallës Rihter që goditi provincën lindore të Vanit në Turqi, i cili ka shkaktuar disa qindra viktima, ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut turk Ahmet Davutoglu. Duke iu bashkuar dhimbjes së popullit turk, kryediplomati Hoxhaj shprehu solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Turqisë, në këtë ditë tragjike për ta. Hoxhaj në mesazhin e tij i ofron shtetit turk ndihmën e Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e kësaj katastrofe natyrore. “Populli i Kosovës bashkohet me dhembjen e familjeve të viktimave dhe të lënduarve nga kjo katastrofë natyrore. Ky tërmet ka tronditur edhe popullin e Kosovës, i cili i bashkohet lutjeve të popullit të Turqisë”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të publikuar nga zyra e shtypit e MPJK-së. mit/NOA

KOMENTE