English

Tërmeti, kryebashkiaku: Nën rrënoja ka shumë viktima

Van (Turqi), 23 tetor 2011, NOA/Update – Pak minuta pasi tërmeti prej 6.6 ballësh, i cili ka goditur provincën Van në lindje të Turqisë, kanë nisur të nxirren nga gërmadhat të mbijetuarit e të evidentohet numri i të dëmtuarve. Mediat turke raportojnë se krahast tërmetit, që zgjati më shumë se 1 minutë, toka është lëkundur edhe nga 30 lëkundje të tjera sizmike. Mediat thonë se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 35 km larg qytetit Van, një prej zonave më të varfra të vendit. Kryebashkiaku i kësaj zone, Erik ka bërë apel për ndihmë mjekësor ndërsa ka deklaruar se nën rrënojat ë shumë ndërtesave të rrëzuara mund të ketë shumë viktima. Policia dhe popullsia është përfshirë në operacionin e shpëtimit, ku në këto momente ka mundur të nxirren gjallë nga rrënojet 3 persona. Ekspertë të sizmiologjisë shprehen se kjo zonë, nuk është qendër sizmike, ndonëse prej vitesh Turqia është goditur nga një numër i madh tërmetesh. a.q/NOA

KOMENTE