Tunizi, 23 tetor, NOA - Votimet kanë filluar sot, në zgjedhjet e para të lira dhe shumëpartiake në Tunizi. Votuesit tunizian do të zgjedhin një asamble 217 antarëshe, e cila pritet të projektojë një kushtetutë të re dhe të caktoj një qeveri të përkohshme. Partia islamiste, Enhada, pritet që të fitojë më së shumti vota, por raportet thonë se nuk është ende e qartë nëse do të arrijë të fitojë shumicën. Presidenti i përkohshëm, Fuad Mebaza, ka premtuar se do t’ia dorzojë pushtetin atij që do të përzgjidhet nga asambleja. Ndërsa, kryeministri, Beju Said Sebsi, u ka bërë thirrje popullit të Tunizisë të votojnë lirshëm dhe pa frikë të dhunës ose mashtrimit. NOA/RFE