Malajzi, 23 tetor, NOA - Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në garën e Moto GP në Malajzi. Piloti italian i skuadrës së “Hondës” Marko Simoncelli, 24-vjeç, ka vdekur pas një aksidenti të ndodhur gjatë garës për Çmimin e Madh të Malajzisë. Aksidenti ka ndodhur gjatë xhiros së dytë dhe veç përplasjes me dy motorra, Simoncelli është goditur dhe nga motori i pilotit Colin Edwards, i skuadrës “Yamaha”i cili nuk ka mundur ta evitojë përplasjen me trupin e tij.
a.k./NOA