English

ALBtelecom mbështet themelimin e qendrës “Protik”

Tiranë, 24 tetor 2011, NOA - ALBtelecom mbështet themelimin e Qendrës Burimore dhe të Trajnimeve për Teknologjinë e Informimit dhe Komunikimit (Qendra “PROTIK”). Qendra në fjalë është një bashkëpunim mes partnerëve publikë dhe privatë, Qeverisë së Shqipërisë, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), USAID, Microsoft Albania, Heëlett-Packard dhe Cisco dhe është planifikuar të nisë funksionimin në pranverë të vitit të ardhshëm. Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Dr. Orhan COŞKUN u shpreh pas ceremonisë se krijimi i kësaj qendre përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë. Ai tha se ALBtelecom është krenar që mbështet një projekt, i cili është në vëmendje të ekonomive më moderne të botës. Sipas tij, rritja dhe përmirësimi i komunikimit dhe informacionit nxit akoma më shumë zhvillimin e shoqërisë, ndaj ALBtelecom dhe Eagle Mobile gjatë 3 viteve të fundit kanë investuar rreth 150 milionë Euro. “Ne jemi krenar dhe të lumtur që mbështesim një nismë të tillë. Të vetëdijshëm për rëndësinë e rritjes së përmirësimit të komunikimit, ALBtelecom dhe Eagle Mobile, vetëm gjatë 3 viteve të fundit, kanë investuar rreth 150 milionë Euro në infrastrukturë. Rrjeti ynë i fibrës optike është rritur me 200%, ndërsa kapaciteti i Internetit Broadband është rritur 100 herë”,- u shpreh z. Orhan Coskun. Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile vijoi më tej duke thënë se investimet e kryera kanë bërë që çmimet e shërbimit të internetit në Shqipëri të ulen ndjeshëm (tre vitet e fundit çmimi i për 1 Mbps e internetit ka rënë 70%). Ulja e çmimit të internetit, sipas tij ka bërë që të tkurret ndjeshëm ndarja dixhitale mes qytetarëve të vendeve me akses në Teknologjinë e Informimit dhe Komunikimit dhe atyre që nuk e kanë këtë akses. “Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit merret drejtpërdrejt me zbatimin dhe qasjen ndaj teknologjisë së informacionit për uljen e varfërisë, ndaj dhe jam i bindur se Qendra Burimore dhe e Trajnimeve për Teknologjinë e Informimit dhe Komunikimit do të ketë një impakt të rëndësishëm në përmirësimin e të ardhurave në arsim, shëndetësi, siguri dhe çdo aspect tjetër të zhvillimit të shoqërisë”, u shpreh ai. Projekti i Qendrës “PROTIK”, synon të plotësojë tregun me veprimtari edukuese, shërbime mbështetjese, mjedis teknologjik bashkëkohor dhe veprimtari kërkimore, si dhe do të mbështesë aktivitete, të cilat kanë qëllim kryesor promovimin e produkteve të reja etj. a.q/NOA

Në foto: Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile gjatë ceremonisë së hapjes së Qendrës PROTIK

KOMENTE