English

Berluskoni “shpërthen” ndaj Gjermanisë e Francës

Bruksel, 24 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Takimi i krerëve europianë në Bruksel ka evidentuar krizën edhe mes vetë autoriteteve, të cilat prej muajsh po përpiqen të gjejnë zgjidhjen për krizën në eurozonë. Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka deklaruar një ditë pas samitit se, kriza bankare është kryesisht franko - gjermane duke akuzuar kështu dy homologët e tij Sarkozi dhe Merkel. “Askush nuk mund t’i japë leksione partnerëve. Ne jemi gati për reforma, por duhet t’i jepni fund notave katastrofike të situatës”, ka deklaruar kavalieri italian. Nga ana tjetër, diplomacia gjermane ka sqaruar sot se buzëqeshja mes Merkel e Sarkozi gjatë konferencës për shtyp nuk ishte kundër Italisë. Sipas burimeve, të cituara nga mediat italiane, të cilët komentojnë videon, buzëqeshja lidhej vetëm me pasigurinë se cili duhej t’i përgjigjej pyetjes: Sa bindëse janë propozimet e Berluskonit për daljen nga kriza? a.q/NOA

KOMENTE