Nju Jork, 24 tetor 2011, NOA – Harli Davidson tërheq nga qarkullimi mbi 300 mijë motoçikleta në të gjithë botën. Shkak për këtë është bërë një defekt serioz në sistemin e frenimit të këtyre mjeteve. Një goditje e rëndë kjo për shtëpinë e harlistëve e prekur nga kriza. Në total janë 308.474 motorrat që do të tërhiqen, nga të cilët, 250.000 në SHBA. Modelet e prekura janë Touring, Cvo Touring dhe Trike. a.q/NOA