English

Fibrat optike, prokuroria: Olldashi respektoi ligjin

Tiranë, 24 tetor 2011, NOA - Prokuroria e Tiranës mbylli hetimin e çështjes së lejes së fibrave optike në rrugët kombëtare. Sipas prokurorisë, në të gjithë procedurën e ndjekur nga MPPT është respektuar ligji. Hetimi nisi pasi në dy të përditshme shqiptare, u botuan artikuj ku ministri i Punëve Publike dhe Transportit, akuzohej për shkelje të ligjit dhe krijim të situatave monopol dhe pasi vetë Olldashi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të hetohej procedura e ndjekur nga MPPT- ja, me dhënien e lejeve administrative për ndërtimin e rrjetit të fibrave në rrugë subjektit ATU. Në vendimin që mban datën 17 tetor, prokuroria konfimon se, në përfundim të hetimeve pas verifikimit të gjithë dokumentacionit të procedurës së deklarimit nul të lejeve të lëshuara nga DPRr, lejes administrative nr.120, datë 23.08.2009, “Për dhënien me kundërshpërblim të drejtës së përdorimit të aksit rrugor kombëtar”, dhe marrjen me cilësinë e provës së dokumentacionit dhe të dhënave në institucionet shtetërore të përfshira në hetim të tilla si AKEP, Autoriteti i Konkurrencës, MPPT, konfirmohet se procedura e ndjekur ka qenë konform ligjit. Sipas organit të akuzës, në lidhje me akuzat e bëra për procedurat e anullimit të 4 lejeve të DPRR-së nga ministri Olldashi, në dhjetor të vitit 2009, rezultoi se procesi ishte në përputhje me kompetencat e ministrit, pasi lejet ishin dhënë pa afat dhe kundëshperblim në favor të shtetit. Një arsyetim i tillë çmohet se ka mbrojtur interesat e shtetit, për të bërë të mundur përfitimin e të ardhurave publike, nga dhënija në përdorim e pasurive publike të paluajtshme për shfrytëzim për shtrirjen e fibrave optike, dhe se nuk ka cënuar në mënyrë të paligjshme interesat e 4 subjekteve private lejet e të cilëve u deklaruan ‘‘Nul’’.

Në lidhje me akuzën mediatike për favorizim të shoqërisë ATU në dhënien e lejes me kundërshpërblim e në mungesë konkurrencë dhe bashkërendimi me institucione të tjera shtetërore konfirmohet se pas hetimit rezultoi se procedura dhe vendimmarrja ka qenë në përputhje të plotë me legjislacionin dhe e bashkërenduar me institucionet e tjera të fushës ndërsa përcaktimi i vlerës nuk ka veprime apo mosveprime të paligjshme. Sipas akuzës vlera prej 4% pagesëe e përcaktuar në lejen e ATU në favor të shtetit është në përputhje me mesataret e suksesshme për pagesa koncesionare pasi rezultoi se nuk ka një metodollogji për përcaktimin e kësaj tarife. a.q/NOA

KOMENTE