English

Haxhinasto: Puna për Kodin të nis nga rekomandimet e ODIHR

Tiranë, 24 tetor, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto tha sot se reforma zgjedhore do të kryhet nën bashkëpunimin e ngushtë me ekspertizën e Komisionit Europian dhe ODIHR. Pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të Komisionit dhe ODIHR në Tiranë, Haxhinasto u shpreh se në të kaluarën, asistenca teknike e ODIHR ka qenë e dobishme. “Ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që Shqipëria do të jetë model i bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Haxhinasto gjatë prononcimit për mediat pas takimit. Ai u shpreh se pika e referencës për nisjes e punës mes partive politike janë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit. Delegacioni i Komisionit të Venecias do të takohet dhe me Kryeministrin, Kryetaren e Parlamentit, kreun e PS dhe përfaqësues të partive të tjera politike. a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE