English

I prenë sinjalin e kabllorit, grabit televizionin dhe kërcënon rojën

Tepelenë, 24 tetor, NOA – Shkëputja e sinjalit televiziv të televizionit kabllorë në Tepelenë, ka bërë që një 47-vjeçar të grabisë televizionin dhe të kërcënojë me jetë rojën e objektit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tepelenë dhe autor i saj është Arjan Spahiu. Spahiu ka shkuar dje në zyrat e televizionit dhe me një thikë dhe sharrë hekuri ka kërcënuar rojën e objektit. Mësohet se autori ka qenë në gjendje të dehur. Pasi ka debatuar me rojën me inicialet N.G, dhe e ka kërcënuar seriozisht për jetën, Spahiu ka marrë dhe 10 mijë lekë të reja që ndodheshin në ambientet e televizionit kabllor. Më pas roja ka arritur të njoftojë policinë. Forcat e policisë kanë arritur të mbërrijnë në kohë dhe të kapin 47-vjeçarin gjatë momentit që ka qenë brenda televizionit. Ndaj tij ka nisur procedimi penal. Ndërkohë që mësohet se ndërprerja e sinjalit televizive i është bërë para një muaji pasi nuk kishte bërë pagesën e parave për këtë shërbim. a.k/NOA Në foto: Materialet që ju sekuestruan Arjan Spahiut.

KOMENTE