English

Incident me ministrin e Brendshëm

Prishtinë, 24 tetor 2011, NOA Update - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës ndalohet të flasë ndërsa gjendej në një aktivitet së bashku me ambasadorin Francez në Kosove si të ftuar për të mbajtur ligjëratë lidhur me Liberalizimin e Vizave. Incidenti ndodhi sot rreth orës 13.50, në rrugën “Bajram Kelmendi”, në objektin e ISPE-s (Kolegji për Studime Politike dhe Evropiane), raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Gjatë mbajtjes së kësaj konference kanë qenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrëseve të cilët kanë ndjekur ligjëratën, mirëpo gjatë mbarëvajtjes së kësaj ligjërate, disa nga personat e pranishëm kanë tentuar që ta ndalojnë mbajtjen e fjalimit të Ministrit të Punëve të Brendshme duke penguar, provokuar bisedën, duke mbajtur pankarta të ndryshme në duar si dhe duke hedhur letra me përmbajtje fyese në drejtim të delegacionit pjesëmarrës. Për ta vënë situatën nën kontroll kanë intervenuar stafi i sigurimit të Kolegjit, disa zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në përcjellje të këtij delegacioni dhe forca të tjera policore. Gjatë intervenimit policor për ta vënë situatën nën kontrolle nga të dyshuarit është thyer një xham i derës së sallës së objektit të Kolegjit ISPE. Vendit të ngjarjes në asistencë iu është përgjigjur edhe njësia intervenuese policore e Stacionit policor “Qendra”, të cilët kanë shoqëruar për në këtë stacion nëntë persona, që dyshohen të jenë pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Lidhur me rastin është njoftuar Kryeprokurori dhe me autorizimin e tij është hapur rasti për “Pjesëmarrje në grup që pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe dëmtim i pasurisë se paluajtshme, si dhe ndaj nëntë të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor. a.b/NOA

KOMENTE