English

Integrimi, Arvizu: Duhet kompromis

Tiranë, 24 tetor 2011, NOA - Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli të bashkëpunojë më shumë për të ruajtur kursin e integrimit. Në konferencën e me vendet e “Kartës së Adriatikut”, ambasadori Arvizu theksoi se integrimi euroatlantik kërkon më shumë bashkëpunim dhe kompromis. “Integrimi euroatlantik kërkon angazhim dhe si i tillë ky angazhim bie mbi parlamentin. Dhe duke qënë se këtu ndodhet edhe kryetarja e kuvendit do të kërkoja më shumë kompromis. Debate i shëndetshëm është mjaft me rëndësi. Ju përgëzoj për punën që keni bërë deri tani. Jo shumë kohë më parë vendet e rajonit ishin burim pasigurie, ndërsa sot ato përfaqësohen nga ushtarët e tyre në botë, aty ku ka nevojë për siguri”, ka deklaruar Arvizu. Diplomati amerikan tha se SHBA-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha vendet e rajonit për të ruajtur sigurinë në botë ndërsa ka shtuar se SHBA-ja nxit Bosnjen dhe Maqedoninë për të vazhduar përpara me planet e tyre për anëtarësim. Ambasadori insistoi se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbështet politikën e dyarve të hapura ndërsa vendet e “Kartës së Adriatikut” po ofrojnë ndihmën e tyre në misionet e NATO-s. a.q/NOA

KOMENTE