Nju Jork, 24 tetor NOA - Pas divorcit me Ryan Reynolds, kanë qenë një seri flirtesh të mëtejshme që kanë ndjekur bukuroshen Scarlett Johansson. Disa të vërteta disa vetëm thashetheme të notës së gossip. Momentalisht, listës së gjatë të aktores i është shtuar emri i kolegut të saj, Joseph Gordon-Levitt. Sipas Us Weekly, Scarlett është parë në Nju Jork teksa në shoqërinë tepër të afërt të protagonistit të “Inception” dhe filmit të fundit të sagës së Batman, “Kavalieri i errët-Rikthimi”, që do të dalë në kinema në 2012. Realisht, Johansson dhe Joseph janë kapur teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit qershorin e kaluar ndërkohë që shijonin pjatanca në restorantin e Hundreds Acres në Soho, gjithmonë në Nju Jork. 26-vjeçarja dhe 30-vjeçari kishin përgënjeshtruar menjëherë një lidhje mes tyre, duke pohuar se takimi ishte vetëm për motive pune. Megjithatë tani flitet për një dashuri që po lind, por na duhet të presim për të zbuluar të vërtetën. r.b/NOA