English

Jorg Asmussen emërohet në drejtorinë e Bankës Qendrore Evropiane

Gjermani, 24 tetor, NOA - Sekretar gjerman i shtetit për çështje financiare, Jorg Asmussen kalon në organet drejtuese të Bankës Qendrore Evropiane. Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së vendosën në samitin e tyre në Bruksel që Asmussen të kalojë në drejtorinë e Bankës Qendrore Evropiane. Atje Asmussen do të zëvendësojë gjermanin Jürgen Stark, i cili në fillim të shtatorit paralajmëroi dorëheqjen e tij nga posti i shefit të ekonomisë politike në Bankën Qendrore Evropiane. Stark është shprehur disa herë kundër blerjes nga Banka Qendrore Evropiane të obligacioneve të vendeve të euros të futura në krizë. Mandati i Asmussen në postin e ri zgjat tetë vjet dhe fillon nga viti 2012. 44 vjeçari konsiderohet si një prej bashkëpunëtorëve më të rëndësishëm të ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare të financave. NOA/DV

KOMENTE